Loading...

Një aksident tragjik ka ndodhur në Hatay të Turqiaq. Një burrë duke parkuar makinën në oborrin e shtëpisë së tij ka aksidentuar për vdekje të bijën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës.

Media turke raporton se gjithçka ndodhi kur shoferi İ.Ö., në vend që të shkelte frenat, shkeli gazin duke shtypur me makinë të bijën 7-vjeçare Melisa Ö.

Në vendngjarje shkoi ambulanca, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve vogëlushja nuk arriti të mbijetojë.

Pas aksidentit tragjik policia arrestoi babain e vajzës ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...
loading...
Loading...