Shkëmbimi i bujshëm, Ronaldo te Bayerni, Levandovski te Real Madridi

Real Madridi dhe Bayern Munchen po e mendojnë për shkëmbimin bujshëm. Kërkesa për largim nga Cristiano Ronaldo ka bërë që drejtuesit e Realit të shikojnë alternativat në treg.

Një lojtar shumë i kërkuar nga Reali gjatë viteve të fundit ka qenë sulmuesi Robert Lewandowski ndaj edhe madrilenët më në fund mund të kenë shansin e madh ta afrojnë në skuadër sulmuesin polak.
Sipas asaj që transmeton sajti i njohur spanjoll, “Don Balon”, Bayerni do t’i propozojë Realit shkëmbimin mes Lewës dhe Ronaldos, ndërsa ofertës mund t’ia shtojë edhe disa miliona të tjerë për të bindur plotësish drejtuesit e “Los Blancos”.

loading...