Loading...

Stopwatch

Kohëzgjatja e një sekonde mund të ndryshojë.

Për rreth 50 vite, kohëzgjatja e një sekonde është përcaktuar me të njëjtën mënyrë.

Por disa studiues në Gjermani tani besojnë se kanë zbuluar se si mund të krijojnë orën më të saktë në botë, e cila regjistron kohën aq mirë sa që nëse do e kishim përdorur 14 miliadë vite më parë gjatë shpërthimit Big Bang, do të kishte humbur vetëm 100 sekonda.

Ndërkohë që ndryshimi në korrektësinë e orës mund të vihet re shumë pak nga njerëzit, ai mund të jetë i rëndësishëm për lëvizjen me GPS – duke rritur kështu saktësinë në tokë nga metra në centimetra – si dhe rrjetin e energjisë elektrike e ato financiare kompjuterike.

Duke qënë se ora përdor një mënyrë të ndryshme të matjes së kohës, ajo mund të ndryshojë kohëzgjatjen e njësive bazë të sekondit, minutit apo orës në një sasi të vogël.

Mënyra se si matet koha bazohet ende në idenë e lavjerrësit, përveç orëve atomike që masin lëvizjen natyrale të një atomi ceziumi.

Një shkrim i publikuar në gazetën Optica, flet për për një orë të re e cila përdor atome strontium, të cilët bëjnë “tik” më shpejtë se ceziumi.

Nëse një sekondë do të përcaktohej sipas termave të strontiumit, njësia ekuivalente do të ishte rreth 429, 000 miliardë cikle.

Kjo metodë e të maturit kohëzgjatjen e një sekonde zvogëlon gabimet më pak se 0.2 nanosekonda në 25 fitë, thonë studiuesit.

Loading...
Loading...
Loading...