Loading...

Një 49-vjeçar nga Durrësi është plagosur ditën e sotme në një kantier ndërtimi. Policia thotë se shtetasi me iniciale P.D është lënduar nga shkëputja e krahut të vinçit të një betoniereje, ndërsa fatmirësisht është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë zbarkuar në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.09.2019, në lagjen Nr.5, Durrës gjatë punës është shkëputur krahu i vinxhit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta dhe është lënduar një punëtor, shtetasi P.D., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitaline Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...
Loading...
Loading...