Loading...
Loading...

Në fjalën e tij para trupës gjykuese, i riu Armelind Rexha e pranoi fajin duke u shprehur se ishte detyruar që kultivonte kanabis në mënyrë që të mblidhte të ardhura pasi familja e tij kërcënohej me jetë.
ANGLI- Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg pasi u shpall fajtor për kultivimin e kanabisit me vlerë 672,000 paund.
Bëhet fjalë për Armelind Rexhën, i cili kishte ardhur në Britani me pretendimin se do të përfundonte studimet e tij në Master por në fakt përfundoi duke kultivuar rreth 800 bimë kanabis.
Gjatë kontrolleve në banesës e Rexhës, u gjetën dy telefona, një kompjuter tablet dhe 200 euro.
Në fjalën e tij para trupës gjykuese, i riu Armelind Rexha e pranoi fajin duke u shprehur se ishte detyruar që kultivonte kanabis në mënyrë që të mblidhte të ardhura pasi familja e tij kërcënohej me jetë.
Ndërsa avokati i tij mbrojtës, Alex Bousfield tha: Rexha është një njeri i arsimuar me një diplomë. Qëllimi i tij nuk ishte që të vinte dhe të angazhohej në kriminalitet por të përfundonte studimet. Ai u detyrua që të merrej me aktivitete të jashtëligjshme.
Rexha u arrestua më 7 dhjetor të vitit të kaluar pasi u zbulua se shtëpinë e tij, i riu shqiptar e kishte kthyer në një vend kultivimi të kanabisit. GSH

Loading...
loading...
Loading...