Loading...

Sabit Tusha është maturanti nga Kukësi, i cili shkoi në mbrëmjen e fundit të gjimnazit i shoqëruar nga nëna e tij, Hate Tusha.

Fotoja e të dyve bëri namin në rrjetet sociale dhe nuk ishin të paktë njerëzit që e përgëzonin të riun për këtë zgjedhje.

Ai u vu në qendër të vëmendjes dhe u cilësua si një maturant i veçantë.

Vetë Sabiti ka folur në lidhje me këtë vendim ndryshe, në emisionin “Ftesë në 5”.

Hatja, mamaja e të riut, shprehet:

I thashë: ‘Mos po bën ndonjë gabim që po më merr? Të gjithë shkojnë me shoqet!’ Por ai më tha: “Jo, dua të shkoj me zemrën teme”.
Ndërsa Sabiti tregoi:

Mentaliteti në Kukës nuk është shumë modern dhe nuk preferojnë të bëjnë gjëra si kjo që bëra unë. Të gjithë preferojnë të marrin një partnere të moshës së tyre”.
I riu u shpreh se kishte marrë ftesa nga disa vajza për të shkuar me to në mbrëmjen e maturës, por ai nuk kishte pranuar.

Ai vijoi:

Kam pëlqime në të gjithë gjimnazin, jam një person shumë i dashur me shoqërinë. Por doja vetë ta bëja hyrjen me nënën. Mora 4 ftesa për mbrëmjen e maturës, por i refuzova”.

Loading...
Loading...
Loading...