Loading...


Prej disa kohësh këngëtari Kastro Zizo është i angazhuar me emisionin e tij provokativ ‘Late Night Show, duke lënë pas dore muzikën.

Së fundmi, Kastro ka qenë i ftuar në ‘Glamour Zone’ me moderatoren Ester Bylyku. I pyetur nga moderatorja mbi dy figura publike që Kastro ka humbur respektin, ai është përgjigjur se i ka dy emra.

“Një nga ato ka qenë Cameron Diaz. Po e them tani për here të parë. Pas një mini-flirti, gati një mujor, me Diaz, pata një zhgënjim shumë të madh, sepse shkova në hotel dhe e gjeta jo me një por me dy të tjerë, të cilët njëri prej tyre ishte zezak. U tremba për momentin por… Mendimi i parë ishte të futesha dhe unë në krevat me ta, pastaj u tremba dhe dola nga dhoma’, është shprehur ai plot humor.

Gjithashtu Kastro ka zbuluar dhe figurën e dytë televizive me të cilën është zhgënjyer, që është aktorja Penelope Cruz.

Loading...
Loading...
Loading...