Loading...
Loading...

Shkrihen 13 drejtoritë bujqësisë. Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e qeverisë që është mbajtur këtë të martë në Elbasan.
Sipas kryeministrit këto 13 drejtori do të zëvendësohen me 8 agjenci rajonale: 4 agjenci rajonale bujqësore dhe 4 të tjera të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve.
Ky vendim i Ramës është deklaruar më herët ndërsa tani është zyrtarizuar.
Kryeministri prej kohësh ka thënë se fermerët nuk përfitojnë nga fondet pasi nuk kanë informacion dhe nuk dinë ti marrin.

Loading...