Loading...

Shpërthen një bombol gazi në një banesë në Selenicë. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, ndërsa nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur pronarët e banesës 49 vjeçari Rexhep Selimi dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare Mimoza Selimi. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

SELENICË-Një banesa është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, ndërsa nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur pronarët e banesës 49 vjeçari Rexhep Selimi dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare Mimoza Selimi. Gruaja raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet që të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Sipas policisë së Vlorës, nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga shpërthimi, pasi në banesë ishte vetëm çifti dhe zjarri nuk përbën rrezik për banesat e tjera, pasi janë në një distancë të largët. Grupi hetimor po vijon veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të bombolës, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi.

Kujtojmë që ditën e hënë shpërtheu në Bllok një bombol që përdorej për përpunimin e floririt në ambientin e bodrumit të një argjendarie, ndërsa u plagosën pronarët burrë e grua. Shpërthimi erdhi si pasojë e një pakujdesie.

Loading...
Loading...
Loading...