Loading...

Përfshihet nga flakë të frikshme një automjet që lëvizte në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Çifti i bashkëshortëve bashkë me një fëmijë e braktisin sekondat e fundit dhe shpëtojnë për mrekulli.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Papërr. Automjeti tip Benz me targë AA 812 RP me pronar Mikel Maliqi me banim në Cërrik, është përfshirë befas nga flakët. Ai udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën dhe e kanë braktisur menjëherë mjetin.
Në pak sekonda makina është përfshirë nga flakë të mëdha ndërkohë që ka mbërritur zjarrfikëset. Por asgjë nuk ka shpëtuar pasi ai është shkrumbuar krejtësisht.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe një grup hetimor që kryen veprimet proceduriale për shkaqet e kësaj ngjarje.
Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka shpërthyer menjëherë në flakë dhe mendohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Loading...
Loading...
Loading...