Loading...

Shpërthimi i një bombole gazi është bërë shkak për përfshirjen në flakë të një karburanti në kryqëzimin e Shën Kollit në superstradën Lezhë-Laç. Dyshohet se nga kjo ngjarje janë plagosur 6 persona. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Shpërthimi i një bombole gazi është bërë shkak për përfshirjen në flakë të një karburanti në kryqëzimin e Shën Kollit në superstradën Lezhë-Laç. Dyshohet se nga kjo ngjarje janë plagosur 6 persona.Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur evakuimin e banorëve të disa prej banesave pranë karburantit ku ndodhi shpërthimi.

Ora 23:06
Shpërthimi i karburantit në Shën Koll/ Policia: Plagosen 6 persona, njëri drejt repartit të djegies në Tiranë

Policia ka dhënë informacion paraprak lidhur me flakët që kanë përfshirë pikën e karburantit në superstradën Lezhë-Laç. Ajo njofton se nga shpërthimi janë lënduar 6 persona, njëri prej të cilëve është nisur drejt repartit të djegies në Tiranë për një mjekim të specializuar.

“Zjarrfikset kane vene nen kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit. Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona.. Njeri prej tyre po transportohet per ne Tirane ne repartin e djegies.

5 te plagosurit e tjere jane jashte rrezikit per jeten. Zjarrëfikësit po punojnë për elemimin e plotë te zjarrit. Sherbimet e policise kane vendosur perimeter sigurie dhe kane larguar gjithe njerezit perrreth karburantit”, njofton policia.

Loading...
Loading...
Loading...