Loading...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin Luhansk të Ukrainës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim që ka ndodhur në një minierë.

Po ashtu e ditur bëhet se miniera ndodhet në fshatin Yurivka, që ndodhet në territorin e kontrolluar nga separatistët që mbështeten nga Rusia.

Kurse Ministria e Emergjencave të Rusisë ka deklaruar se ka dërguar ekipe të shpëtimit për në minierën ‘’Skhidcarbon’’.

Gjithashtu mësohet se më 25 prill në këtë minierë kishte pasur një shpërthim, por kishte rezultuar pa pasoja në njerëz.

Shpërthimi që kishte ndodhur me 25 prilli kishte shkaktuar kolapsimin e disa pjesëve të minierës, ndaj edhe shpërthimi që ka ndodhur së fundmi ka rezultuar fatal.

Kjo minierë ishte mbyllur në vitin për shkak të luftës midis forcave të Qeverisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, por në vitin 2018 u rihap sërish.

Loading...
Loading...
Loading...