Loading...

Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar në kanionin e Holtës në Gramsh. Në vendin e ngjarjes pas një telefonate për ndihmë nga grupi i të rinjve të bllokuar ka shkuar policia, zjarrfikësja, ambulanca e shërbimet e emergjencave.

Burime nga policia bëjnë me dije se deri më tani janë shpëtuar, 4 fëmijë ndërsa dyshohet se brenda kanioni janë edhe 3 persona të tjerë të rritur. Për shkak të mungesës së valëve në zonë policia është njoftuar shumë pas bllokimit të grupit ndërsa me tre personat e tjerë që janë ende të bllokuar ende nuk është bërë e mundur të komunikohet. Sipas informacione bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë mbi 20-vjeç si dhe një burrë rreth të 50-tave.

Për t’u ardhur në ndihmë tre personave që janë ende të bllokuar drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe efektivë të RENEA-s të cilët janë të specializuar për ndërhyrjet në ujë.

Dyshohet se shkaku i bllokimit të tyre, të jetë rritja e shpejtë e nivelit të ujit për shkak të shirave që kanë rënë gjatë natës dhe përrenjve që derdhen në kanionin e Holtës. Sot në Kanionin e Holtës ka pasur një numër të madh turistësh, mes tyre edhe fëmijë por nuk kanë munguar as turistët e huaj.

Kujtojmë se ditët e fundit kemi patur një mot të përkeqësuar në vendin tonë ku në disa qytete janë shënuar edhe incidente e dëme materiale për shkak të erës së fortë dhe të shiut.

Loading...
Loading...
Loading...