Loading...
 spital
Asistoi në lindjen e femijës dhe i pa atë plaçkën, shpulla doktorit nga një prind. Policia saudite ka arrestuar një burrë i cili ka qëlluar një doktor me emrin Muhannad al-Zabn pak kohë pasi ai kishte ndihmuar në procesin e lindjes së fëmijës së tij.

Ai ishte zemëruar me autoritetet e spitalit që kishin lejuar një doktor mashkull, që të trajtonte gruan e tij.

Burri emri i të cilit nuk është publikuar, ka kërkuar që një femër të ndihmoj në lindjen e gruas së tij pasi nuk donte që një burrë tjetër t’i shihte gruan e zhveshur.

Foshnja u lind në muajin prill në Riad.

Pas lindjes, i dyshuari raportohet se ka shkuar në spital dhe ka kontaktuar doktorin al-Zabn, gjoja për ta falënderuar për ndihmën.

Por pas takimit në kopsht, ai ka nxjerr armën dhe ka qëlluar mjekun.

Pas kësaj, ai kishte tentuar të ikte por më vonë u arrestua.

Gjendja e mjekut është stabile.

Loading...
Loading...
Loading...