Loading...

nikos

Shqipëria, Greqia dhe Italia do të realizojnë një takim trepalësh për çështjen e refugjatëve. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias deklaroi këtë të premte se, në Selanik do të mbahen dy mbledhje të rëndësishme për refugjatët, me pjesëmarrjen e shteteve fqinje, mes të cilave edhe Shqipëria.

Takimet do të zhvillohen në datat 14 prill dhe më 21 prill. Takimi i parë do të jetë trepalësh, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, ndërsa në takimin e dytë do të marrin pjesë ministrat e Greqisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Në takimin e ministrave të Jashtëm, Greqia do të propozojë, ndër të tjera, mbajtjen e një takimi me vende të tilla si Serbia, Austria, Sllovakia dhe Kroacia për të diskutuar bashkëpunimin ndërkufitar, sigurinë dhe çështjen e refugjatëve në përgjithësi, ndoshta në maj ose në fillim të qershorit.

Ministri Kocias gjithashtu informoi shtypin se, ai do të zhvillojë një takim me Matthew Nimetz nga OKB në ditët e ardhshme, për të diskutuar nismat e Greqisë në çështjen për emrin e Maqedonisë.

Loading...
Loading...
Loading...