Loading...

elbasan arena

Drejtoria  e policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative  në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa  më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese femra të Shqipërisë dhe Rumanisë, e cila do të zhvillohet më datë  02.06.2016, në orën 17:00 në Stadiumin Elbasan Arena.

Sa me sipër , në  orën 15:00,  të datës  02.06.2016, policia bë me dije se:

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve  përreth dhe përballë  stadiumit.

Në Bulevardin “Kamber Sejdini”, nuk do të lejohet  lëvizja dhe parkimi i  mjeteve

Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rrugës së tapeteve” deri tek “Ish- Konservimi”

Policia bën me dije se hyrja e sportëdashësve do të fillojë në  orën 15:00, me qëllim shmangien e radhëve  të  gjata në hyrje për në Stadium.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen  200 punonjës policie nga drejtoria e policisë  Elbasan dhe nga FNSH-ja

Nuk do te lejohet  marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë  të pajisur me  biletë dhe me kartë identiteti  dhe të mos kenë me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të çfarëdolloji)
  3. c) fishekzjarre
  4. d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
  5. e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen  të futen në stadium.

Në  hyrje  të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.

Të gjitha lokalet  që  ndodhen,  përreth  Stadiumit, nga ora  15:00  dhe deri  në përfundim të  ndeshjes,  të marrin masa  të jenë të mbyllura.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të  minimizojnë më datë  2 Qershor lëvizjen e tyre me automjet  brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të  sillte  një ndihmesë të madhe në zhvillimin  sa më normal të  këtij aktiviteti. Infoelbasani.al

 

Loading...
Loading...
Loading...