Loading...
Loading...

 

Është mbyllur në 0-0 miqësorja mes Shqipërisë dhe Jordanisë e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Pavarësisht rasteve të shumta, kuqezinjtë e Panuçit nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Një barazim i lodhur, përballë një kundërshtari me të dobët se vetja. Kambanat e alarmit kanë rënë dhe tashmë na pret një sfidë tepër e vështirë në Izrael.

LIVE | SHQIPËRI-JORDANI 0-0

KOMENTI LIVE:

90+2′ Gavazaj provon nga distanca, por jashtë kuadratit.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Ndëshkohet edhe Manaj me karton të verdhë në nerva e sipër, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj portierit, duke mos e lejuar këtë të fundit ta gjuajë topin.

85′ Shumë pran golit Shqipëria me Uzunin. Gjuajtja e futbollistit beratas, devijohet nga mbrojtësi i Jordanisë dhe përplaset në shtyllë.

79′ Andi Lila ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik.

74′ Goditje dënimi për Shqipërinë shumë pranë zonës, provon Balaj, por gjuajtja e tij është tërrësisht e gabuar dhe përfundon shumë larg kuadratit.

69′ Murjan provon të verë në vështirësi Berishë, por në pozicion gardiani shqiptar.

64′ Me fat Jordania. Veseli nga shumë pranë zonës herën e parë del huq, ndërsa në momentin e dytë topi ndalet nga portieri.

61′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Binaku, në lojë Lenjani.

58′ Provojnë të rrezikojnë edhe jordanezët, por harkimi në krahun e majtë përfundon mbi portën e Berishës.

56′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Mavraj, në fushë debutuesi Dermaku.

 

52′ Pranë golit Shqipëria me Balajn, portieri kundërshtar i mohon golin shkodranit.

50′ Uzuni provon me një top për Balajn në zonë, largojnë në vështirësi mbrojtësit e Jordanisë.

47′ Shqipëria e nis në sulm edhe pjesën e dytë, Manaj provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Tre zëvendësime të menjëhershme në fillimin e pjesës së dytë. Largohen Xhaka, Grezda dhe Ramadani. Në fushë, Balaj, Ndoj, dhe Uzuni.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Aksion fantastik nga e majta, me Binakun që avancon dhe pason bukur për Manajn në zonë, ky i fundit ka gjuajtur, por ka pritur portieri.

42′ Manaj tregohet egoist dhe provon me një gjuajtje nga distanca, por gjuajtja e tij ishte tepër e gabuar.

38′ Grezda harkon në qendër të zonës, provon me kokë Binaku, por topi shkon në duart e portierit.

35′ Gabime të shumta në fazën ofensive, kuqezinjtë nuk po gjejnë dot rrugën e rrjetës.

32′ Manaj del bukur në krahun e majtë dhe provon të servirë një top në qendër të zonë, por ndërhyjnë mbrojtësit e Jordanisë.

27′ Al Samrieh ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ramadanit.

25′ Grezda del i vetëm dhe rrëzohet në zonë, gjyqtari nuk është i këtij mendimi dhe i mohon një penallti kuqezinjve.

23′ Rrezikshëm Shqipëria me Andi Lilën, që provon me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, topi devijohet në këndore.

21′ Ndërhyrja e tretë e ashpër e jordanezëve, gjyqtari kosovar i fal, duke mos i ndëshkuar.

20′ Shqipëria provon të rrezikojë me aksione të shpejt nga krahët, por pa sukses.

17′ Veseli kthen një top të fortë dhe të rrezikshëm për Berishën, i cili nuk e kontrollon dot. Goditje nga këndi për Jordaninë.

11′ E pabesueshme çfarë humbet Grezda, që merr një asist nga Gavazaj dhe nga shumë pranë portës ka goditur jashtë kuadratit.

9′ Veseli zëvendëson Mihajn e dëmtuar.

6′ Pranë golit Jordania, por për fat të mirë topi ka shkuar jashtë kuadratit.

5′ Atiah ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Mihajt. I pafat mbrojtësi që kërkon zëvendësim.

3′ Shqipëria hidhet menjëherë në sulm në kërkim të golit, por mbrojnë mirë jordanezët.

1′ Ka nisur takimi në “Elbasan Arena”. Interes i ulët nga ana e tifozëve.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi

JORDANIA: Jasen, Al Basha, Shilbaja, Alarab, Khatab, Bani Atiah, Al Samrieh, Murjan, Abdullarman, Hamduni, Bakhit. Trajner: Vital Borkelmans

Loading...