Shqipëria heq vizat për Katarin, shanse për punësim

65

Shqipëria heq vizat për shtetasit e Katarit deri më 15 nëntor.

Burime zyrtare nga Departamenti i Çështjeve Konsullore në Ministrinë e Jashtme të Katarit kanë bërë të ditur për Gulf Times se qeveria shqiptare ka nxjerrë një dekret, me anë të të cilit lejon qytetarët e vendit nga Lindja e Mesme të hyjnë në Shqipëri pa viza paraprake për periudhën 31 maj-15 nëntor 2017.

Shtetasit nga Katari mund të qëndrojnë në territorin shqiptar për 90 ditë gjatë kësaj periudhe.