Loading...

 

Shqipëria ka zyrtarizuar një tjetër takim miqësor. Kësaj herë do të këtë kundërshtar Uellsin e drejtuar nga Rajan Gigs. Lajmi është bërë publik nga Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Të dy federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe kanë zyrtarizuar zhvillimin e këtij takimi në datën 20 nëntor, në “Elbasan Arena”.  Ky test do të jetë i vlefshmë për përgatitjet në prag të Ligës së Kombëve. Kujtojmë që pak ditë më parë, kuqezinjtë bënë publike edhe 2 takime të tjera miqësore që do të luhen në Zvicër, atë ndaj Ukrainës dhe vllazërorje me Kosovën.

Loading...
loading...