Loading...
Loading...

 

Nga Pëllumb Zekthi

Para nja 4 vjetesh,ndersa kthehesha nga Rumania,me ngre doren nje person per ta marre ne makine, sapo hyra ne Maqedoni. Ishte me uniforme vende-vende te daleboje,pak a shume si ato te rojeve te objekteve. Ndodhesha ne dalje te Strumices,nje qytet ne dukje i zymte, si nje fshat i madh,me shumice derrmuese maqedonase.

Ndersa leviza nja gjysme ore per te marre ndonje nes kafe ne rruget e saj, personin e pashe serish ne ate pjese te qiellit ku varej nje re e madhe deri afer tokes,qe perkonte me te vetmen rruge nga ku dilje prej andej. Me pak shqip,pak rusisht e pak anglisht,ai arriti te ma thote para se te zbriste nja 30 km me tej,qe ajo zone “ishte djepi i sllavizmit” dhe se ai “ishte krenar per kete”. Duket i mbeti fort peng ndricimi dhe dliresia e fytyres sime gjate gjithe bisedes,si dhe fakti qe i mburra bukurine e Shqiperise.

“Pse nuk flet shqip,se nga theksi krijon pershtypjen qe e njeh mire”?-e pyeta. “Shqipja s’eshte gjuhe e Zotit”-tha,duke ma mohuar qe e fliste,njekohesisht duke me imponuar mua me rrudhat qe iu vizatuan ne balle,te mos i flisja me per te.

Nja dy jave me vone, po futesha serish ne Maqedoni nga Bullgaria dhe me vonuan pa asnje shkak gati nje ore ne piken e kalimit kufitar te Strumices. Ne fillim me vulat e tjera ne pasaporte,pastaj me ca monedha te ndryshme te huaja qe une i koleksionoja duke i mbajtur hapur ne gropen e kasetofonit e ne fund,pse me rridhte uji i kondicionerit poshte makines.

Donin leke,por isha me nge dhe iu pergjigja prere dhe gjakftohte te gjitha pyetjeve te tyre duke mos u dhene asgje dhe asnje mundesi per te me penguar. Gjate gjithe kohes qe me mbajten para traut,ne godinen e terminalit pas xhamave te nje zyre,qendronte nje person me uniforme qe nuk e shquaja dot e qe shihte ne drejtimin tim, por qe s’i vura shume rendesi. I cili,ne castin qe ndeza makinen per te dale matane,doli jashte ne dere e me shoqeroi me sy derisa nuk e shihja dot me. Ishte ai, pasagjeri im, shefi i doganiereve te asaj nate, qe e kisha marre per nje fshatar hallexhi e roje objektesh e qe me dashje, nuk dinte shqip…

Loading...