Loading...
Loading...

 

Shqiptari Armand Dudija nga Peqini, renditet i treti në kampionatin ballkanik të çiklizmit që u zhvillua këtë të djelë në Larisa të Greqisë.

Armando e humbi për vetëm 10 sekonda vendin e parë. Ai garoi mes 145 çiklistëve nga vendet e Ballkanit ku shpalosi përgatitjen e lartë fizike dhe teknike.

Armando Dudija është 35 vjeç dhe konkuron me ekipin e Aleksandrisë në vendin fqinj. Ai jeton në Greqi që nga viti 1992.

Gjatë karrierës së tij sportive ka marrë shumë çmime, medalje dhe vende të para. Infoelbasani.al

Loading...