Loading...

Mund të duket si një skenë tipike e filmave të Bud Spencer dhe Terence Hill, por kësaj here është e vërtetë.

Një zënkë në një bar vijoi me përleshje fizike, një kafshim në gisht dhe…humbje të protezës.

Ngjarja jo fort e zakontë ndodhi pas orës 8 të së hënës në Ansuino da Forlì, kur dy persona u përfshinë në një konflikt për arsye banale, derisa u përplasën fizikisht. Njëri ishte një 49 vjeçar italian dhe tjetri një 60 vjeçar shqiptar.

Pasi goditi 49 vjeçarin, shqiptari u përpoq ta kafshonte në gisht me një veprim të shpejtë gjë që i kushtoi atij humbjen e protezave, shkruajnë mediat lokale italiane.

Pas disa momentesh, 60 vjeçari merr protezën nga toka dhe sikush asgjë të mos kishte ndodhur, e fut përsëri në gojë. Gjithçka ndodhi para mbërritjes së makinës së policisë, e cila identifikoi dy burrat në konflikt.

Loading...
Loading...
Loading...