Loading...

Një ngjarje e rëndë u shënua të premten në Kantonin e Zyrihut, ku një 34-vjeçare shqiptare dhe mikesha e saj 38 vjeç u vranë tragjikisht nga ish-i dashuri 60-vjeçar i shqiptares, i cili më pas qëlloi mbi veten.

60-vjeçari me iniciale P.C nuk e pranonte dot ndarjen nga shqiptarja dhe e mori peng këtë të fundit sëbashku me mikeshën e saj në banesë, ku më pas qëlloi mbi to dhe mbi veten.

Media zvicerane “20 minuten” ka publikuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë sëbashku me dëshminë e familjarëve të shqiptares.

Njëri prej tyre ka thënë:

Unë mendoj se ai e vrau për këtë arsye. E kam shumë të vështirë që të pranoj se e gjithë kjo ka ndodhur dhe se ajo nuk jeton më”.
Prindërit e viktimës, e kishin zbuluar në mbrëmje faktin se vajza e tyre nuk ishte më në jetë. Ata ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike.

Të afërm dhe miq e përshkruanin të renë shqiptare si një vajzë pozitive, zemërmirë e të qeshur.

Një mike e saj është shprehur:

Ajo ishte një engjëll në tokë. Ajo gjithmonë ka dhënë gjithçka, ka qenë shumë e dobishme dhe luftoi për jetën e saj. I.S ishte një lloj “mami” për të gjithë. Ajo e kuptonte menjëherë kur dikush ishte i trishtuar, i zemëruar ose i zhgënjyer. Nga ajo mund të merrje këshilla të mira.”
Ndër të tjera, familjarë të saj janë shprehur se ajo ishte ftohur me prindërit për shkak të marrëdhënies me 60-vjeçarin, diferencës së madhe në moshë që kishte me të dhe origjinës së tij.

Familjari shtoi:

Shumë anëtarë të familjes ishin kundër marrëdhënies. Prindërit e tyre ishin veçanërisht kundër, sepse i dashuri i saj ishte i të njëjtës moshë me të atin. Ata mendonin se ajo meriton dikë më të mirë. Problemi i dytë ishte se ai nuk ishte shqiptar. Pas ndarjes, I.S pastaj jetoi me viktimën e dytë M. S. Që atëherë ajo ka pasur marrëdhënie të mirë me familjen, sidomos me prindërit e saj.”
E reja do të varroset në Kosovë javën që vjen.

Loading...
Loading...
Loading...