Loading...

 

Nga Ahmet  MEHMETI

Deri tani, në të gjitha ngastrat e Zonës Qendrore te qytetit të Elbasanit ku është përqëndruar projekti “Mushkëri të gjelbëra për qytet tona”, për vitin 2019, u bë monitorimi i ajrit për NO2, VOC, PM2.5, PM10 dhe CO2 dhe matjet treguan tejkalimin e normave të lejuara për të gjithë këta tregues. Në monitorim për të tre përbërësit e projektit pëveç anëtarëve të Klubit Ekologjik Elbasan u përfshine edhe nxënës të gjimnazeve “Kostandin Kristoforidhi”, “Ahmet Dakli” dhe Medreseja “Liria” Elbasan për matjet ne terrenet shkollore. Me nxënësit e shkollavbe të mesm,e u kryen edhe dy fushata javre në muajt qershor dhe tetor ku u kryen aktivitete sensibilizuese, edukuese, nd/rgjegjësuese dhe veprime konkrete me instrumente matëse në praktikë për të tre komponentet e projektit në shkollat përkatëse.

Nga sa theksuam më sipër konkludojmë se tejkalimet e standartit të lejuar që vërehen për ndotjen nga NO2 spjegohen me parametrat e ulët të karburanteve që nuk plotsojnë kushtet dhe treguesit e parashikuar me ligj. Një tjetër shkak është përdorimi i automjeteve të vjetëruar si dhe mospërdorimi i pajisjeve për filtrimin e ndotjeve që vinë nga emetimi në ajër i mbetjeve të pa djegura plotësisht. Një shkaktar tjetër është përdorimi i karburanteve fosile të palejuar për djegie nga industria dhe për ngrohje në kaldaja si mazuti, nafta e benzina jashtë standardit. Industria që nuk përdor teknologji sipas standardit si dhe nuk vendos filtrat ndikon në shtimin e ndotjes nga NO2. Një shkaktar tjetër është edhe djegia e biomasës së lagur dhe jashtë rregullave teknike etj.

Kurse ndotja e përmasave shumë të larta nga VOC është pasojë e përdorimit të karburanteve me cilësi shumë të keqe, rrjedhjes së tyre nga pakujdesia dhe nga përdorimi i mjeteve të vjetëruara si dhe nga djegia e biomasës me cilësi të keqe.

Për ndotjen nga grimcat PM2.5 dhe PM10 shkaktarë janë pluhurat e ndotjes urbane nga prishjet dhe ndërtimet, mospastrimi i rrugëve sipas rregullave duke bërë larjen e tyre siç bëhet në vendet fqinje ose ato të BE si dhe nga grimcat që emeton industria prej oxhakëve ku nuk përdoren filtrat.

Kjo gjendje rezulton edhe nga puna e pamjaftueshme që bëhet për monitorimin nga ana e organeve kompetente për zbatimin e ligjit dhe forcimin e sanksioneve e zbatimin e tyre ndaj shkaktarëve të ndotjes industriale, autoriteteve përgjegjëse shtetërore dhe private etj.

Një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon negativisht është edhe  moskoordinimi i punës ndërgjegjësuese midis organeve të pushtetit vendor e qendror me shoqërinë civile dhe komunitetin për parandalimin e ndotjes me anën e edukimit, veprimeve të përbashkëta dhe bashkpunimin e vazhdueshëm e sa më cilësor dhe efektiv.

Për shmangien e dobësive dhe të metave që vërehen në pastërtinë e ajrit

Klubi Ekologjik Elbasan   r e k o m a n d o n  një sërë masash si : vendosjen e filtrave në objektet industriale,  përdorimin e karburanteve cilësore dhe mospërdorimin e atyre të ndaluar, ndalimin dhe heqjen nga përdorimi të automjeteve të vjetra, pëdorimin e biomasës  sipas standardeve teknike për djegie (dru të thata e jot ë sapo prera në pyll) etj. Mbajtjes pastër të ajrit do t’I shërbente krijimi i një sistemi rrugor brenda normave bashkohore dhe mirëmbajtja e pastrami i tyre me larje. Po kështu caktimi në vende të posaçme dhe trajtimi racional i mbetjeve urbane dhe të ndertimit. Në kushtet aktuale rëndësi të veçantë ka zbatimi i ligjit, forcimi i sanksioneve dhe zbatimi i tyre. Rëndësi shume të madhe ka sot bashkpunimi i organeve të pushtetit vendor e qendror me shoqërine civile dhe komunitetin për ndërgjegjësimin dhe nxitjen në veprimtari të përbashkëta për mbajtjen e ajrit në parametrat e Bashkimit Europian.

Përsa i takon ndotjes nga zhurmat

Në kuadër të projektit”Mushkëri të gjelbëra për qytetet tona “ gjate kesaj periudhe nga ana e grupit të punës për qytetin e Elbsanit u realizuan matjet e zhurmave në disa pika të qytetit

Kryesisht zhurmat vijnë vetëm nga qarkullim i makinave (transporti). Vërehet nje fluks i madh i automjeteve. Ky fluks është rrjedhojë e amullisë së krijuar në kryqëzime si nga sasia e madhe e automjeteve dhe nga mos funksionimi i sinjalistikës në shumicën e nyjeve.

Njëkohësisht ne kemi konstatuar se: gjendja motorrike e automjeteve në qarkullim le shumë për të dëshiruar, mosha e vjeter e tyre sjell uljen e parametrave optimale të çertifikatës teknike të automjetit  lidhur me emetimin e zhurmës.

Po kështu mungesa e theksuar e vendparkimeve të përkohshme apo te përhershme është një tjetër faktor i cili ndikon në rritjen e niveleve të ndotjes nga zhurmat.

Edhe mungesa e rrugëve dytësore , të cilat do të ulnin ndjeshëm përqëndrimin në akset kryesore sjell dhe mbingarkesën në këto akse dhe rrjedhimisht rrit nivelin. Nuk ka një raport të drejtë të qarkullimt të makinave në rrugë të ndryshme. Ka rrugë qe kanë mbingarkesë të qarkullimit. Po ashtu  në raste të veçanta zhurmat krijohen nga dhënia e makinave dhe e mjeteve të tjera motorrike me shpejtësi të madhe,  sidomos nga te rinjtë.

Masat për zvogëlimin e ndikimit të zhurmave në mjedisin urban

Ne mendojmë dhe rekomandojme: edukimi i publikut është kërkesa më e rëndësishme e shoqërisë. Programet e ndërhyrjes për zvogëlimin e zhurmës mund të mos kenë sukses pa pjesëmarrjen e popullatës. Duhen përdorur mjetet moderne të komunikimit për të gjeneruar ndërgjegjësim masiv ndaj ndikimit negativ të ndotjes nga zhurma. Të sigurohet kontrolli periodik i mjeteve të transportit që gjenerojnë zhurmë. Të parashikohen ndërhyrjet në sinjalistikën rrugore, ku të përfshihen në të sinjalet që lidhen me zhurmat si dhe vendosjen e tyre në pika të caktuara. Të përmirësohet qeverisja urbane, nëpërmjet rritjes së transparencës dhe llogaridhënies për zbatimin e suksesshëm të të gjitha politikave të menaxhimit dhe planizimit urban.Të promovohen sigurimi i objekteve dhe masave për zvogëlimin e zhurmës urbane siç janë sigurimi i brezit mbrojtës të gjelbër dhe hapësirave të mbjella me drurë dhe shkurre zbukuruese midis zonave të banuara dhe rrugës kryesore, si një nga masat më eko-miqësore për të reduktuar nivelin e ndotjes. Të bëhen përpjekje për zvogëlimin e zhurmës, që në projektimin e ndërtimeve te reja. Të përcaktohen me rregullore distancat midis rrugëve (sipas klasifikimit të tyre) dhe banesave. Të sigurohet mirëmbajtja e sistemit rrugor. Të forcohet puna për zbatimin e standardeve të përcaktuara për zhurmat urbane dhe monitorimin e vazhdueshëm të tyre.

Gjelbërimi urban zbukuron mjedisin, pastron ajrin dhe ul zhurmat

Shtimi i sipërfaqeve të gjelbëra dhe zgjedhja e llojeve që kultivohen ka rëndësi të jashtzakonëshme për rritjen e efikasitetit për pastrimin e ajrit nga ndotjet e ndryshme, për uljen dhe deri zhdukjen e zhurmave si dhe për shtimin e zbukurimit të terreneve të gjelbëruara.

Në një ditë të ngrohtël me diell 1 ha tokë e gjelbëruar me drurë dhe shkurre zbukuruese thith nga ajri 220 deri 280 kg gaz karbonik ( CO2) dhe nxjerr 180 deri 220 kg oksigjen ( O2). Sipërfaqet e gjelbëra amortizojnë zhurmën me 22 % të intensitetit që ajo ka në vende të hapura , të matura në distance të barabarta dhe kushte të njejta meteorologjike.

Rëndësi të veçantë për rikualifikimin urban merr zgjidhja e llojeve drunore e shkurrore zbukuruese autoktone dhe endemike me vlera të larta që jo vetëm t’u përshtaten këtyre kushteve por që kanë pamje dhe ofrojnë peisazhe origjinale shumë tërheqëse për turistët si llojet e ndryshme të dushqeve, ahu, frashëret, panjat, gështenjat, plepi i bardhë, mështekna, lofata, nerënxa, shelgjet, vërrinjtë, boshtra, marja, murrizat, shqemja etj që aktualisht nuk përdoren fare në gjelbërimin urban të qyteteve tona por që kanë vlera të jashtzakonëshme zbukuruese dhe që ofrojnë shërbime mjedisore me kapacitete të larta dhe të qëndrueshme pasi janë përshtatur në këto terrene prej shekujsh. Ndër këto lloje përmendim:

Rrapi: gjetherënës, madhështor, dekorativ me trungun e tij ne moshë të madhe si Rrapi i Bezistanit në qendër të qytetit, monument natyre.

Dushqet (lisat): të gjithë llojet që rriten në vendin tone dhe sidomos  ilqja, që është i përherëblertë, për format e ndryshme të gjetheve, të kurorave, të trungjeve, për lendet etj.

Shelgu: me bukurinë e lastarëve dhe format e gjetheve. Përveç dekorativ edhe freskues. Por kërkon ujë, mund te shoqërohet me shatërvane e pellgje ujore.

Plepi i bardhë: ka kurore te bukur kur rritet më vete, trung që i shkëlqen dhe gjethet me dy ngjyra, të gjelbëra dhe të bardha, kur lëvizin nga era shkëlqejne plot reflekse, freskues, gjetherenes, por përsëri shumë i bukur.

Vërriu: do uje si shelgu, gjetherenes, i bukur per variacione e nuancime ngjyrash të të gjelbërës.

Ahu (si dru karakteristik i vendit dhe pse rritet mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, mund te kultivohet edhe ne vende të ulta), nuk eshte i zones, por i zonave te larta, gjetherënës, por qe në vjeshtë me nuancimet e ngjyrave të gjetheve nga e verdha në kafe jep peisazhe fantastike si dhe shtron qilima te bukur gjethesh.

Frashëret: për gjethet e lulesat e bukura, trungjet e kurorat shumë zbukuruese.

Meshtekna: dekorative per trungun e bardhe me lara, gjethe te bukura dhe elegante, fëshfëritese,  ne forme zemre (ka ne rrugen e Xhuvanit).

Pisha e butë: eshte elegante, e bukur dhe ka boçe me stika, me vlera të larta ushqyese.

Dushqet (lisat): janë të zones së ulët, dhe për çudi nuk ka fare në qytetet tona, të gjithë llojet që rriten në vendin tone dhe sidomos  ilqja, që është i përherëblertë, për format e ndryshme të gjetheve, degëve të fuqishme, të kurorave, të trungjeve, për lendet etj (kujto Dushkun e Lleshanit, monument natyre).

Gështenja e egër ( gështenja e kalit): dekorative për  gjethet, lulet e frutat karakteristike, formën e bukur të trungut.

Blini: lulet aromatike dhe dru i drejte me kurora të bukura.

Panjat: për gjethet me format e bukura të tyre dhe ngjyrat plot nuancime pa fund, kurorat e trungjet dekorative.

Lofata: për lulet e bishtajat shume zbukuruese.

Nerënxa: për gjelbërimin e përhershëm, lulet aromatike e frutat që qëndrojne gjatë në degë etj.

Shkurre te zones jane: murrizat dhe mëlqinja (shkurre me fruta shumë të bukura), boshtra për lulet e verdha karakteristike dhe si lloj endemik, marja për gjethet, lulet e frutat dekorative, shqemja për ngjyrat e kuqërreta në vjeshtë etj etj.

Lule: trëndafilat e egër, gojasllanet jane të ngjyrave te ndryshme dhe rriten në muret e kalase.

Duke kultivuar në masën e duhur llojet e vendit, në harmoni me llojet ekzotike, përveç përfitimeve ekologjike nga shërbimet e tyre, tërheqjen (atraksioni) nga turistët, do te kemi edhe përfitime të mëdha nga prodhimi i fidanëve zbukurues me kosto të ulët dhe shtim të vendeve të punës e zbutje të varfërisë etj.

Loading...
Loading...
Loading...