Loading...

Mbrëmjen e djeshme në Pedonalen e qytetit të Belshit, Shoqata “ALSAR” shtroi një iftar gjigand me pjeswmarrjen e 550 familjeve nga kjo bashki. Organizimi perfekt i një aktiviteti të tillë nga vullnetarët e Shoqatës “ALSAR” është tregues i qartë i një experience të shkëlqyer të kthyer tashmë në traditë nga kjo shoqatë.

Aktivitetet në ndihmë të njerëzve në nevojë janë deviza kryesore e saj, e cila në ditët e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit po mundëson organizimin e iftareve në qytete të ndryshme të vendit tonë me pjesëmarrjen e qindra individëve nga familjeve të varfra, fëmijë jetimë, besimtarëve të grupmoshave të ndryshme si dhe studentëve, për t’iu dhënë atyre ngrohtësinë e përkujdesjes dhe mesazhin se janë pjesë e një familjeje të madhe.

Kryetari i Bashkisë së Belshit Arif Tafani me rastin e shtrimit të Iftarit në Pedonalen e këtij qyteti u uroi besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe falenderoi përfaqësuesit e Shoqatës “ALSAR” për punën e përditshme që bëjnë së bashku me pushtetin vendor kudo në Shqipëri duke kontribuar për zbutjen e varfërisë dhe për sa më shumë mirëqenie.

Në këto ditë të solidaritetit human ndaj familjeve e shtresave sociale në nevojë , një shprehje kuptimplotë e urimit të mirëseardhjes së këtij Muaji të Madhërishëm janë padyshim këto organizime ,përmes të cilave po shprehen ndjenjat e solidaritetit human dhe të përkujdesjes ndaj shtresave të varfra sociale .Gjatë këtij muaji kjo shoqatë në bashkëpunim me autoritetet lokale po mundëson edhe shpërndarjen e pakove me ushqime për familjet në nevojë.

Loading...
Loading...
Loading...