Loading...

Mediat greke kanë në tituj kryesorë sot emrin e Admir Muratit, grabitësit të vrarë në Rinas, por të njohur mjaft mirë në Greqi për arratisjen spektakolare nga burgu i Trikallas në vitin 2013 bashkë me disa shqiptarë të tjetër të rrezikshëm.

“Ky është Admir Murataj, – shkruajnë mediat, – i cili ishte një ndër 11 kriminelët e rreikshëm shqiptarë që ikën nga burgu i Trikallas të premten e 22 marsit 2013. Pas arratisjes, ai është ndjekur nga Policia, por ka lënë pas një vazhdë gjaku, pasi ka vrarë një vajzë 25 vjeçe në Isthmia dhe një rreshter policie.

Kur u arratisën duke prerë hekurat, ata hipën në çatinë e burgut dhe shtinë mbi rojat, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët e tyre jashtë hapën zjarr mbi ta, duke plagosur dy roje.

Tetë ditë më vonë, grupi i të burgosurve të arratisur ka grabitur një tavernë të vjetër pranë Athinës dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë ata plagosën fatalisht Katerinën 25 vjeçe nga Isthmia.

Admir Murataj, që ishte pjesë e bandës së të arratisurit Marion Kola, përshkoi Greqinë dhe ndeshi me grupin e policëve që e ndiqnin e ku gjatë një përballjeje me ta, u vra një rreshter. George Andritsopoulos ishte baba i dy fëmijëve dhe ishte duke pritur edhe fëmijën e tretë, me gruan shtatzënë. Por ai humbi jetën gjatë gjurmimit dhe përballjes me bandën. Marian Kola hapi zjarr dhe e plagosi 37-vjeçarin në kofshë. Pastaj ai vahdoi arratisjen.

Afër Konicës pati një tjetër shkëmbim zjarri me bandën dhe Forcat Speciale Greke. Gjatë atij shkëmbimi zjarri, u plagosën për vdekje dy prej të arratisruve,njeri prej të cilëve i përfshirë në vrasjen e rreshterit 37-vjeçar. Fillimisht u raportua se ishte Admir Murataj, por nga ekspertiza rezultoi se ishte një person tjetër.

Loading...
loading...
Loading...