Loading...

Brazilanja e njohur Andresa Ambrosio jeton prej vitesh në Shqipëri dhe e shohim çdo të diel në progrmanin ‘E diela shqiptare’ krahas moderatorit të njohur Ardit Gjebrea .

Ajo është kthyer në personazhin më të dashur për publikun shqiptar dhe çdo gjë rreth saj përbën interes për publikun.

Ajo ka qenë së fundmi prezente në një event, ku gjatë një interviste për ‘Thumb’ ka zbuluar një surprizë për të gjithë shqiptarët.


“Edhe pak kam një surprizë. Në fund të vitit…”, tha Andresa e qeshur duke mos zbuluar më shumë.

Mirëpo, gazetari insistoi deri sa në fund Andresa dha lajmin e bukur.

“Një surprizë për shqiptarët. Në fund të vitit, nëse Zoti do, unë marr nënshtetësinë shqiptare.”, ka treguar Andresa e lumtur.

Loading...
Loading...
Loading...