Loading...

“Le Miroir” ka botuar, të dielën e 4 janarit 1920, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me mënyrën se si argëtoheshin asokohe fëmijët shqiptarë në qytetin e Elbasanit:

Edhe pse shumë primitive, kjo rrotë e improvizuar i bën të lumtur fëmijët – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Disa shtylla telegrafi, trungje pemësh dhe dërrasash mjaftuan për të ndërtuar shpejt një rrotë rudimentare të cilën disa burra e shtyjnë me krahë.

Një daulle e madhe, dy flautë, dhe fëmijët, në grup e të lumtur, nxitohen të ulen në këtë “Rrotë të Madhe” për kënaqësinë e tyre më të madhe.

Kjo lojë argëtuese, nën drejtimin e një infermierje që i përket një misioni amerikan, nuk u ngjan aspak lojrave moderne franceze.”

Loading...
Loading...
Loading...