Loading...

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi u ndal tek rëndësia e votës së emigrantëve. E ftuar në “Kjo Javë” në News 24, Hysi theksoi se emigrantët me ndryshimet dhe me reformën zgjedhore do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 2021, por pa specifikuar formën dhe mënyrën se si dhe me çfarë sistemi do të bëhet.

Sipas Vasilika Hysit, ka nisur faza e konsultimeve për zgjedhjen e sistemit, përmes të cilit emigratët do të ushtrojnë një të drejtë kushtetuese, e cila iu është mohuar prej vitesh siç është ajo që lidhet me “të drejtën për të zgjedhur”.

“Ne kemi pas disa konsultime. Vota e emigrantëve, çdo model që do zgjidhet, ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ka përvoja të ndryshme si ajo e Estonisë dhe në shumë raste ekziston rreziku që të paragjykohen. Duhet të punojmë që të paktën në 2021, të garantojmë votën e emigrantëve. Por si do jetë sistemi? Kjo mbetet ende për t’u diskutuar. Të gjithë ekspertët që kanë ardhur nga OSBE/ODIHR na kanë thënë se çdo sistem që do zgjidhni, ka të mirat dhe të këqijat e veta.Nuk është problemi sistemi, por është edhe fakti se si i zbatojmë ligjet. Duhet të kemi më shumë besim tek ligji dhe tek njëri tjetrit. Është diskutuar dhe ka pasur disa nisma për të pasur një numër të kufizuar të mandateve në Kuvend. E rëndësishme është se sa të pranishëm jemi ne deputetët, në zonat ku jemi votuar dhe sa akses kanë qytetarët në zyrat e deputetëve”-tha ajo.

Loading...
Loading...
Loading...