Loading...

Papa-Francesku-Viti-i-Mëshirës

Papa Françesku ka aprovuar doktrinën e re për familjen, divorcin dhe homoseksualët. Vatikani publikoi  udhëzime të reja për jetën familjare të të krishterëve, ku thelbi i tyre është më shumë mirëkuptim të formave moderne të jetës.

Dokumenti është pritur me padurim,  për 1.3 miliardë të krishterë në botë.

Dokumenti i firmosur nga Papa Francesku, titullohet “Mbi dashurinë në familje”, i cili në thelb nuk ndryshon doktrinën e kishës katolike. Ajo që mund të veçohet është se Peshkopët në çdo vend mund të interpretojnë doktrinën duke u përshtatur me kulturën e atij vendi, thotë korrespondenti i BBC-së.

Dokumenti jep detaje mbi pikëpamjet e Papës për jetën në familje, martesën, kontraceptivët dhe rritjen e fëmijëve. Për të, është punuar tre vite nga kreu i Vatikanit.

Më pas, ai diskutoi me peshkopët, kardinalët dhe me dy Sinodet në Romë, për të dhënë pikëpamjet e tyre. Tre çështjet më delikate janë: divorci dhe rimartesat, kontraceptivët dhe homoseksualët.

Liberalët kishin pritshmëri të mëdha për ndryshimet e pikëpamjeve të Kishës mbi familjen, konservatorët kishin frikë se qëndrimi i Jezu Krishtit për këtë çështje do të ndryshohej.

Gjithsesi, dokumenti siç e interpreton korrespondenti i BBC-së është balancues për të dyja palët, pasi nuk armiqësohet me tradicionalët dhe nuk bën as lëshime radikale. Megjithatë, katolikët homoseksualë nuk do të jenë të kënaqur.

 

Loading...
Loading...
Loading...