Loading...

Bandiol Tusha u gjet pa jetë në qelinë e një prej burgjeve më famëkeq në Greqi. Së fundmi mediat greke kanë publikuar dëshminë e 34-vjeçarit shqiptar që ai u ka dhënë hetuesve grek para se të vritej në qelinë e burgut.

Sipas asaj që shkruajnë media greke 34-vjeçari shqiptar ka thënë:

Kisha frikë sepse më vendosën në të njëjtin godinë dhe në të njëjtën qeli ku ishin M. dhe K. Nuk i njihja, por kur policia më kërkoi që t’i përshkruaja u tregova fotot e tyre. Si idiot. Isha në të njëjtën dhomë me ta dhe kisha frikë në çfarë do të përfshihesha.’’
Më tej mediat greke shkruajnë se ky është një fragment nga dëshmia e Bandiol Tushës, që ai kishte dhënë për hetuesit grekë lidhur me ekzekutimin e avokatit Zafeiropoulos në tetor 2017.

Kujtojmë këtu se Tusha vuante dënimin në burgun e Koridhalos dhe më 27 Janar u gjet i vdekur në qelinë e tij.

Në fillim u mendua se ai kishte humbur jetën nga përdorimi i lëndëve narkotike, por më pas ekspertiza doli në përfundimin se 34-vjeçari ishte mbytur.

Po ashtu mediat greke kanë sjellë në kujtesë se ishte, kreu i “Mafias së burgut”, Klodian Lekocaj, ai i cili e kishte denoncuar vetë i pari vdekjen e Tushës.

Loading...
Loading...
Loading...