Loading...

 

Pas miratimit në Kuvend të buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2019, ndryshojnë edhe  taksat vendore që hyjnë në fuqi nga 1 janari. Kuvendi vendosi që, nga data 1 janar 2019, të përjashtohen nga taksa e ndërtesës, jo vetëm ndërtesat e banimit të familjeve që përbëhen vetëm nga pensionistë, por edhe të familjeve të pensionistëve, që kanë persona të tjerë në ngarkim, të cilët janë të paaftë për punë, vetëm për ato ndërtesa të deklaruara si vendbanim.

Ndërsa ndërtesat kulturore sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës/ trashëgimisë kulturore do të përfitojnë përjashtimin nga taksa e ndërtesës vetëm për rastet kur këto ndërtesa përdoren për qëllime jofitimprurëse. Nga ana tjetër, është vendosur që shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet zëvendësuese për qëllime banimi, të kushtëzuara për t’u ndërtuar si shkak i zbatimit të një kontrate koncesionare, e cila prek banesat ekzistuese dhe ndërtimet e destinuara për qendra tregtare apo të biznesit, do të jetë 4-8% të çmimit të shitjes për metër katror.

Përveç ndërtesave në sektorin e turizmit, industrisë dhe ndërtesave për qëllime publike, do të taksohen në një shkallë 1-3% (2-4 % për bashkinë Tiranë) edhe ndërtesat e sektorit të bujqësisë, ndërtesat individuale për qëllime të përdorimit vetjak nga individët, qofshin këto të ndërtuara vetë nga individi apo nga ndonjë sipërmarrës. Ndërsa për ndërtesat që janë në proces legalizimi dispozita e rifomuluar kushtëzon marrjen e lejes së legalizimit vetëm mbasi të jetë vërtetuar pagesa e taksës prej 0,5% e vlerës së investimit.

Loading...
Loading...
Loading...