Loading...

 

Nga editori, infoelbasani.al
Tezgjahu ka qenë një nga punët artizane më të përhapura në zonën e Dumresë. Gratë e kësaj zone janë shquar për artin e punimit në tezgjah duke prodhuar qilima, çarçafë, veshje popullore, copa zbukurimi etj.
Punimet me tezgjah të prodhuara në Dumre e Belsh ishin të kërkuara në qytet e mëdha shqiptare. Ato shiteshin në Lushnje, Berat, Peqin, Elbasan e madje edhe në qytete më të largëta. Para një shekulli gati çdo shtëpi e Dumresë kishte tezgjahun e vet.
Sot janë mjaft të pakta ato familje që e ruajnë traditën dhe përgjithësisht nga gra të moshuara. Ndërsa vajzat e reja pothuaj nuk po e praktikojnë zanatin duke rrezikuar që ky art të shuhet në vitet që vijnë. Kjo për faktin se tezgjahu është një punë e lodhshme dhe që nuk paguhet mirë.
Por ka shpresë. Zhvillimi i turizmit gjatë viteve të fundit në Belsh e Dumre ka bërë që disa familje të kthejnë vështrimin nga e kaluara dhe ta praktikojnë traditën e bukur.
Sepse punimet e tezgjahut janë mjaft të kërkuara qoftë nga vizitorët e qyteteve shqiptare ashtu edhe nga turistët e huaj.
Duke parë se tezgjahu është një mundësi për turizëm dhe për shtim të të ardhurave të komunitetit, edhe bashkia Belësh ka projekte në këtë drejtim dhe po punon që të mbështesë familjet që do e ushtrojnë këtë profesion.
Kështu pritet që të lulëzojë shumë shpejt tradita e bukur e tezgjahut edhe në Belsh e Dumre. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...