Loading...

Ndarja e bujshme e dyshes së famshme Stresi-Kejsi ishte një prej lajmeve më të komentuara në mediat rozë.

Arsyet e ndarjes ende nuk janë bërë me dije nga asnjëri prej tyre, por ata vazhdojnë t’i dedikojnë postime njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Megjithëse bukuroshja brune e kishte fshirë mbiemrin Lushaj nga bio-ja e saj në Instagram, në një story të fundit tregoi se e mbante ende në gisht unazën që i kishte dhuruar ish-i dashuri i saj.

Ky i fundit duke se ndjen akoma për të pasi i dedikon këngë përmalluese në story.

I gjendur brenda në makinë me mikun e tij Limi Hotin, Stresi shfaqet i mallëngjyer duke dëgjuar këngën e Teuta Selimit “Pi raki e mendoj për ty”.

Pjesë nga kënga në story:

Në vetmi kendoj nga halli shumë per ty moj m’ka marr malli në ketë mbrëmje përplotë mall e mërzi. Si t’i them unë shokëve t’mi si ta ndal unë lotin tim në këtë mbrëmje që m’ke lën ti n’vetmi.”

Loading...
Loading...
Loading...