Loading...

moti-me-diell

Vendi ynë sot do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të vijnë duke u shtuar gjatë orëve të mesditës duke rrezikuar shira të përkohshëm, në ekstremin verior.

Parashikohet që dhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në zonat malore verilindore dhe juglindore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti për zonat e ulëta dhe bregdetare. Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstreme të ditës, më e ndjeshme kjo në vlerat minimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Loading...
Loading...
Loading...