Loading...

Gjermania është një nga vendet ku ka më shumë shqiptarë. Një nga paqartësitë më të mëdha të emigrantëve shqiptarë është edhe konvertimi i patentës.

Një shtetas shqiptar bazuar tek eksperienca personale, ka treguar hapat që duhet të ndiqen për konvertimin e patentës. Për çdo kategori drejtimi automjetesh, qytetari ka treguar disa specifika.

Gjithashtu krahas procedurave ai ka sqaruar edhe çmimet përkatëse.

Qytetari shkruan për joq:

Duke marre shkas nga shume pyetje dhe paqartesi qe kane Shqiptaret rreth konvertimit te patentave ne Gjermani, doja te tregoja sesi funksionon duke u bazuar te eksperienca personale e imja. Hapi i pare: Parqiteni prane zyrave te ADAC ne cdo qytet te gjermanis sebashku me patenten Shqiptare dhe aplikoni per pekthimin dhe vlersimin e patentes tuaj dhe gjithashtu paguni tarifen prej 50€.Pergjigja ju vjen pas rreth 2 javesh. Sipas kategorive ka pergjigje te ndryshme. Per kategorit A, B, dhe C jane te vlefshme vetem oret e praktikes dhe teoris, qe dmth qe nqs ju jeni te gatshem mund te beni provimin si teorik si si praktik menjeher. Per Kategorit CE dhe D nuk eshte asgje e vlefshme,qe do te thot se duhet te plotsoni dhe oret e detyrushme te praktikes dhe teoris ne nje autoshkoll. E mira per Kategorit A, B, C eshte qe kostoja eshte me e ulet sepse normalisht do beni ore me pak. Hapi i 2 Per kategorit A dhe B, beni kursin e ndihmes se shpejt dhe testin e shikimit qe zakonisht behen prane autoshkolles ku do kryeni dhe patenten. Per kategorin C, CE dhe D pervec kursit te ndihmes se shpejt ju duhet dhe nje kontroll i plot mjeksor ku perfshihet edhe testi i shikimit. Hapi i 3 Merrni sebashku, perkthimin dhe vlersimin nga ADAC, ndihmen e shpejt, testin e shikimim, kontrollin mjeksor, patenten shqiptare dhe lejen e qendrimit dhe paraqituni prane zyres se patentave(Führerschein stelle). Aty kryeni aplikimin dhe paguani dhe nje tarif ne varesi te kategorive qe keni ne patent. Hapi 4 Paraqituni me letren qe moret nga zyra e patentave prane autoshkolles dhe vazhdoni me tej. Pasi te kryeni te gjitha provimet ne fund duhet te dorzoni patenten Shqiptare dhe te merrni ate Gjermane. Per kategorit C, CE dhe D pervec patentes duhet te kryeni edhe nje kurs me 130 ore(Berufskraftfahrer Grundqualifikation) , afersisht 6 jave, i ngjashem ne Shqiperi me CAP (Certifikata e aftesive profesionale) dhe ne fund te jepni dhe provimin teorik (IHK Prüfung) qe eshte vetem ne gjuhem gjermane. Provimim e Patentes mund ta beni ne disa gjuhe te huaja nder to edhe Anglisht por Shqip jo. Patenta Shqiptare Teorikisht eshte e vlefshme 6 muaj nga data qe jeni rregjistruar si banor ne gjermani por kjo vlen vec per kategorin A dhe B pasi per grupet e tjera gjithsesi nuk mund ti perdoresh per te punuar pasi duhet te kesh “CAP – in Gjerman”. Kostoja varion por mesatarisht per nje person qe ka nje patent B ne Shqiperi mund ti duhen diku tek 10 ore praktik dhe kostoja shkon nga 1500€ deri ne 2000€.Per grupet e tjera kostoja shkon deri me 7000€ me te gjitha shpenzimet sebashku por zakonisht mbulohen nga punedhenesi, me kush qe ti duhet te qendrosh aty nga 2 deri ne 5 vite, kjo varet nga firma. Shpresoj qe te vlej ky shkrim per ato qe deshirojn te marrin nje patent ne Gjermani.

Loading...
Loading...
Loading...