Loading...

Aplikacioni Whatsapp, i cili numëron mbi 1 miliard përdorues në të gjithë botën u bë “viktimë” e një sulmi hakerësh muajin e shkuar. Thyerja e sigurisë kishte të bënte me një sulm që ju bë pajisjeve celulare përmes funksionalitetit ‘voice-calling’ të aplikacionit.

Kjo i dha hakerave akses në të dhënat private të përdoruesve si për shembull mesazhe, vendndodhje dhe të dhëna të ruajtura në memorien e aparatit celular.

Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim se sa pajisje janë prekur nga ky sulm kompania i bën apel përdoruesve të nxitojnë t’i bëjnë një përditësim versionit të aplikacionit në mënyrë që të mbrojnë të dhënat e tyre.

Ja se si të siguroheni që versioni i juaj është tashmë i sigurt:

Përdoruesit e iPhone duhet të sigurohen nëse versioni i instaluar i aplikacionit është 2.19.51. Nëse nuk keni këtë version hapat që duhet të ndiqni janë:

1.App Store -> Updates -> Whatsapp -> Kliko update (nëse nuk ju shfaqet update por open atëherë jeni të përditësuar)

2.Për përdoruesit e Android duhet të siguroheni se versioni që keni të instaluar është 2.19.134. Nëse nuk keni këtë version ndiqni këto hapa:

3.Play Store -> Menu -> My Apps & Games -> Updates Pending -> Whatsapp -> kliko update (nëse nuk ju shfaqet update por open atëherë jeni të përditësuar.

Loading...
Loading...
Loading...