Loading...

Si një film aksion mund të ëprshkruhet ajo që ka ndodhur sot në njërin nga burgu Petrou Ralli në Athinë, ku protagonistë ishin dy të burgosur shqiptarë dhe dy gjeorgjianë.

Të katër u arratisën nga burgu i Petrou Ralli në Athinë në orën katër të mëngjesit, ku ishin dërguar për të qëndruar përkohësisht, për shkak të disa episodeve të dhunës që kishin pasur në burgun e Koridhalosit.

Të burgosurit kapën gardianin në qelinë e tyre dhe atje, nuk dihet në ç’rrethana, i vunë një send të mprehtë në fyt dhe e detyruan me forcë të hapë derën. Pastaj i morën armën dhe me të ndaluan oficerët e tjerë të policisë.

Kur arritën në katin e parë, dy shqiptarët dhe dy gjeorgjianët që ishin dënuar për grabitje me armë dhe vjedhje, kërcënuan edhe rojet jashtë godinës dhe ua morën armët.

Të katër më pas morën makinën e policisë, të cilën më pas e lanë disa qindra metra larg.

Gjatë kësaj kohe pati shkëmbim armësh, por pa të plagosur. Të katër të burgosurity arritën të largohen në drejtim të panjohur.

Por, Policia greke ELAS u mobilizua menjëherë me shpejtësi dhe arriti të arrestojë njerin nga të arratisurit në orën 7:30 të mëngjesit.

Loading...
Loading...
Loading...