Loading...

 

 

Në Elbasan: Të zhbllokuara rrugët Elbasan-Gjinar, Elbasan-Labinot Mal. Mësimi zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat.

Nis normalizimi i situatës nga reshjet e dëborës në Gramsh. Sot ka rifilluar mësimi në të gjitha shkollat.

Shtabi i emergjencës në bashki ka marrë të gjitha masat dhe në bashkëpunim me njësitë vendore kanë zhbllokuar rrugët. Në terren janë 2 borëpastruese.

Sipas kryetares së bashkisë zj Luljeta Dollani, sot nis puna për hapjen e rrugës drejt fshatit Rovje rreth 1400 m mbi nivelin e detit, ku trashësia e dëborës ka kaluar mbi 1 m.

Aktualisht nuk raportohet për shtetas me probleme shëndetësore apo edhe për dëmtime të banesave nga dëbora.

Në Librazhd: Aksi Librazhd-Qafë Thanë i kalueshëm. Po punohet për të zhbllokuar akset  Librazhd -Steblevë, Librazhd-Qarrishtë, Orenjë -Gurakuq, Mirakë-Polis-Polis Vilan-Sopot.

Në Prrenjas:  Po punohet për të zhbllokuar rrugët Qukës-Stravaj, Rrajcë,  Skënderbej-Rrajcë Bardhaj, Stravaj-Lëpushë-, Sopot, Liras.

Në 40 shkolla mësimi i pezulluar. Gjatë natës në  disa fshatra të dy bashkive ka pasur ndërprerje të energjisë. Grupet e punës së OSHEE në terren.

Loading...
loading...
Loading...