Loading...

TIRANE-Nuk ka protesta. Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha është larguar nga skenari i imponimit me dhunë duke vendosur që të dalë para shqiptarëve me një program dhe alternativë. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së dhe me ish-deputetët, Basha ka kërkuar që strukturat të jenë në gatishmëri dhe të përgatiten për zgjedhjet e parakohshme dhe parlamentare, që sipas tij duhet të jenë në një ditë.

“Raporti i OSBE ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri ne tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike është skanimi i situatës dhe besoj që jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira të parakohshme.

Asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Përveç protestave, kur të merret ky vendim, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës.

Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në një ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis diskutim me qytetarët për zgjedhjet e parakohshme si zgjidhja e vetme e krizës.

Duhet gatishmëri, alternativa është duke u përgatitur. Ritmi i punës në terren duhet të rritet. Jo vetëm në zgjidhjen e problemeve teknike por dhe si pikënisje për zgjidhjen e krizës politike për të afruar zgjedhjet e parakohshme” mësohet se është shprehur Basha, që dje theksoi se nuk është momenti për protesta kombëtare derisa sa të zgjidhet kriza politike. Jashtë vëmendjes nuk ka qenë edhe reforma zgjedhore. “Reforma zgjedhore ka rëndësi për ne” ka vijuar më tej Basha.

Opozita theu bojkotin duke marrë pjesë në tryezën e organizuar nga OSBE-ja për reformën zgjedhore, por vendosi si kusht që të bëhet nga ndërkombëtarët, që këtë herë ndryshe nga sa ndodhi me atë në drejtësi, ka vendosur t’u besojë. Por OSBE-ja dhe kryeministri Rama e kanë rrëzuar një propozim të tillë duke mos qenë dakord me opozitën jashtë parlamentit.

DEBATET E PLOTA

Lideri demokrat Lulzim Basha është shprehur se tashmë vendi është në fazën finale të zgjidhjes së krizës duke e cilësuar këtë objektiv kryesor të të djathëve. Basha i ka thënë të vetëve se aksioni opozitar nuk do të ketë ndërprerje apo tërheqj, duke theksuar se tashmë PD do nisë përgatitjet për dy palë zgjedhje, duke e quajtur këtë çelës për zgjedhjen e krizës politike.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, ne i qëndrojmë kërkesave si më parë. Kriza sot ështē nje realitet i pranuar dhe nga ndërkombëtarët. Ne do formojmë tre struktura te cilat na jane propozuar dhe nga konsulentët tanë që kemi muaj që i kemi si konsulentë. Do te kemi trurin zgjedhor, strukturën organizative dhe struktura juridiko elektorale. Ne duhet te shtojmë ritmin e punës në terren duke shpërndarë optimizëm tek anëtarët dhe jo dilema qe gjithë secili mund t’i ketë. Zgjidhja e krizës vjen nëpërmjet zgjedhjeve të parakoshme. Aksioni pa diskutim që do te intensifikohet me të gjitha mënyrat. Sot të gjithë janë të qartë që ndërkombëtarët janë vetë dijësuar nga lëvizja jonë nga ana tjetër ne kemi bërë cdo përpjekje që negociatat të hapen, kemi lobuar që negociatat janë për shqiptarët dhe jo për Ramën.

Ne duhet ta trajtojmë cdo ditë si fushatë elektorale dhe do ndërtojmë shtabet në cdo njësi, padiskutim që meritokracia do të jetë matës, ne do të shohim se kush punon më shumë dhe do bëjmë renditje se 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar nuk do jenë të gjithë deputetë!”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Ish-deputeti Tritan Shehu është shprehur se situata sot është e rrezikshme për të ardhmen e vendit dhe integrimin, ndërsa ka deklaruar se Rama po përpiqet të përdorë Reformën Zgjedhore për zgjedhjen e krizën, kur në të vërtetë duhet trajtuar si pjesë e një pakete të gjerë politike për të çuar vendin në zgjedhje të lira. Shehu ka vënë në dyshim përbërjen e partië së tij kur është shprehur se duhet punuar për forcimin organizativ të saj.

Ndërsa ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka kritikuar pjesëmarrjen në Reformën Zgjedhore në këtë fazë kur PD ka humbur të 61 bashkitë, duke shtuar se tashmë që PD është bërë pjesë e asaj tryeze duhet të paraqesë një plan konkret, ku të merret mendimi i të gjithë anëtarëve të PD. Salianji është shprehur se PD ka nevojë për një mendim alternativ por edhe të vlerësojë kontribuesit e opozitës së vështirë 6-vjeçare, pasi qytetarët presin hapje reale me personalitete publike dhe ekspertë të rinj.

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka deklaruar se kriza politike kapërcehet me zgjedhje të parakohshme, dhe se për të arritur këtë gjë duhet përdorur reforma zgjedhore përmes të cilës demokratët duhet të propozojnë ndryshime kushtetuese për balancimin e pushtetit, ndërsa është shprehur se nëse kj nuk ndodh PD duhet të nisë protesta por në një formë të ndryshme nga ajo e para, por edhe të hapë partinë.

Ish-deputetja Grida Duma ka bërë thirrje që PD të përfshihet në vendimmarje ndërsa është shprehur se partia duhet të jetë më e qartë në hapat që ndërmerr, duke sjellë në vëmendje protesta të cilat sipas saj u lanë përgjysmë por edhe pjesëmarrjen në tryezën e Reformës Zgjedhore me një plan konkret.

Loading...
Loading...
Loading...