Loading...

Madje vetë tifozët e konsideruan si një turp që nuk mund të shpjegohet.

Dështimi nuk ka fund në ndeshjen Shqipëri-Bosnje. Qindra tifozë u shtypën në sportel për të siguruar një biletë për të ndjekur këtë takim, por nuk mundën. Shumë prej tyre u larguan të dëshpëruar pasi nuk patën mundësi të blejnë një biletë. Shkaku: vetëm një sportel i hapur dhe më pas u cel edhe një i dytë por që nuk mjaftoi, raporton infoelbasani.al.

Dëshpërim për dhjetëra tifozë të ardhur nga Maqedonia dhe Kosova. Ky është një turp-tha një tifoz nga Shkupi. Kam udhëtuar 350 km për të ndjekur ndeshjen e këtu na presin si qen. Kurrë më nuk do të ndjek kombëtaren në stadiume. Ndoshta në televizion po se më dhemb.

Çuditërisht të njëjtin fat kishin edhe disa tifozë boshnjakë. Ky është skandal- tha njëri prej tyre. Ne jemi të shtangur dhe as që e imagjinonim se do të shtyheshim për një biletë, transmeton infoelbasani.al.

Burime nga FSHF u shprehën se nuk e kishin pritur një situatë të tillë pasi interesi gjatë javës për të ndjekur këtë takim ka qenë mjaft i ulët.

Megjithatë shitja ka vazhduar deri në fundin e pjesës së dytë. Ndoshta thjeshtë për të bërë një foto në Elbasan Arena.

Burime zyrtare pohuan se ndeshjen e ndoqen 4550 tifozë. Por mund ta kishin ndjekur edhe më shumë…Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...