Loading...

Skandali i kimikateve ka bërë që mijëra fermerëve tu mbetet prodhimi stok.

E tillë është edhe zona e Jagodinës njihet kryesisht për kultivimin e prodhimeve bujqësore por këtë vit duket se fermerët po hasin vështirësi në shitjen e produkteve të tyre. Ata shprehen se si pasojë e mungesës së tregut produktet iu kanë mbetur stok.

Shumë prej tyre janë detyruar që t’i shkulin prodhimet pasi nuk ka kërkesa për to duke iu shkaktuar një dëm të madh financiar.

Një ndër kulturat më të dëmtuara është ajo e kungullit e cila momentalisht arrin vetëm 10 lekë për kg. Fermerët shprehen se një ndër arsyet pse këtë vit shitjet janë në nivelet më të ulta të viteve të fundit është edhe diskutimi i ditëve të fundit mbi përdorimin e stimulantëve dhe hormoneve në prodhime.

Kjo sipas tyre ka trembur konsumatorët ndaj bëjnë thirrje që qeveria të ushrojnë më shumë kontrolle dhe të indentifikoje dhe dënojë abuzuesit . Ata shprehen se përdorin vetëm produktet e çertifikuara dhe të këshilluara nga agronomët.

Ndërkohë produktet kanë nisur të hidhen që tani pa dalë ende serat e pikut të prodhimit.

Më tej fermerët theksojnë se për t’i rritur në mënyrë sa më të natyrshme prodhimet kanë nisur të fusin bletët në serat me domate për të ndihmuar bimët.

Edisona SKENDERI

Loading...
Loading...
Loading...