Loading...

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se po shemb sot, bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë.

Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.

Në këtë operacion, IKMT theksoi se nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me Policinë e Shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT nënvizon se do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit.”

https://www.facebook.com/893685447319839/videos/299657497535029/?t=34

Loading...
Loading...
Loading...