Loading...

Një video e pazakontë është bërë virale në rrjet së fundmi.

Në video shihen dy minj që po përleshen me njëri-tjetrin, po përveç tyre aty ndodhet dhe një “vizitore” speciale që po vëzhgon “sfidën”.

Duket se armiku i tmerrshëm i minjve, macja, në këtë rast ka ndërruar rolin e saj të zakonshëm. Ajo shihet teksa vëzhgon dy minjtë duke luftuar, por nuk ndërhyn.

Ndërsa sheh pamjet, të duket sikur macja po luan rolin e arbitrit të një ndeshje boksi.

Videoja është shpërndarë nga faqja LADbible në “Facebook” dhe ka marrë mbi 1 milion shikime brenda pak orësh.

Nuk ndodh shpesh të shohësh një skenë të tillë, apo jo?

Loading...
Loading...
Loading...