Loading...

Një histori e pazakontë raportohet të ketë ndodhur pranë brigjeve të Malagës.

Tre efektivë të policisë për pak sa nuk humbën jetën pasi varka e tyre u përplas me atë të trafikantëve që po ndiqnin gjatë një operacioni.

Pas përplasjes së varkave efektivët përfunduan në det, por siç ndodh ndonjëherë nëpër filma, trafikantët ua shpëtuan jetën. Pak minuta pasi ndihmuan efektivët e Rojes Civile ata të katërt u vunë në pranga ndërsa tre tonë ‘gjethe jeshile’ në formë çokollate ju sekuestrua.

Operacioni po ndiqej nga ajri edhe nga një helikopter ndërsa videoja u shpërnda më pas nga vetë autoritetet spanjolle.

Identiteti i katër të arrestuarve nuk është bërë publik, dihet vetëm që lënda vinte nga Maroku.joq.al

Loading...
Loading...
Loading...