Loading...

“Skënderbeu” viziton Kalanë e Elbasanit, falë një bashkëpunimi mes qyteteve në kuadër të promovimit të kulturave të tyre.

50 fotografi të shkëputura nga filmi “Skënderbeu”, gjatë skenave të xhiruara në qytetin e Gjirokastrës, janë ekspozuar në Kalanë e Elbasanit në kuadër të 65-vjetorit të pjesëmarrjes në Festivalin e Kanës të të parit film shqiptar.

Projetit “Qytetet me kala”, i cili synon promovimin e vlerave kulturore, pritet t’i bashkohen edhe qytete të tjera të vendit. Elbasani ndërkohë do të “udhëtojë” me kulturën e tij drejt Gjirokastrës.

Gjirokastra solli në Elbasan edhe një ekspozitë të artit figurativ, ndërsa koncerti i përbashkët i dha atmosferë mahnitëse Kalasë së Elbasanit. Kënga labe u bashkua për mrekulli me tingujt e Shqipërisë së Mesme.

Ansambli “Lunxhëria”, grupi polifonik i Telepenës dhe Ansambli “Isuf Myzyri” performuan për publikun elbasanas.

Loading...
Loading...
Loading...