Loading...
Loading...

 

Ekipet e futbollit të qarkut të Elbasanit marshojnë drejt kreut dhe ngjitjes në Kategorinë e Parë. Ka qenë një fundjavë pozitive dhe me rezultate të mira për Shkumbinin, Gramshin dhe Sopotin, teksa të trija ia kanë dalë të fitojnë takimet e tyre dhe qëndrojnë në garë për një vend që të jep mundësinë të pretendosh ngjitjen një kategori më lart.

Kështu, peqinasit ia kanë dalë jo pa vështirësi të fitojnë në fushën e tyre përballë Këlcyrës që të marrin tri pikët me përmbysje, ku pas 45 minutave të para e shohin veten në një disavantazh të një goli. Bardhekaltrit bëjnë kthesën në fraksionin e dytë të lojës, duke barazuar shifrat fillimisht me anë të Llucës, ndërsa goli i Xhyrës i dha fitoren.

Me këto tri pikë Shkumbini vijon të qëndrojë në krye të Grupit B me 19 pikë, po aq sa edhe Maliqi. Sa i përket kalendarit, javën e ardhshme peqinasit udhëtojnë në Kuçovë përballë Naftëtarit të vendit të fundit. Në Grupin A, Gramshi dhe Sopoti arrijnë fitore të rëndësishme në transfertë, me gramshakët që tregohen cinikë dhe fitojnë përballë Klosit me një gol të Shkozës në minutat e para të sfidës.

Të besuarit e Anxhelo Sutës janë të dytët në kuotën e 15 pikëve, një më pak se Luzi 2008, por që kanë një ndeshje më pak. Gramshakët luajnë sërish në transfertë këtë javë, ku do të jenë mysafirë në Tiranë përballë Partizanit B. Nga ana tjetër, Sopoti ka arritur një nga fitoret më të thella në histori, ku ka mundur në shifrat 14 me 1 skuadrën e Kevitanit.

Ka pasur kohë për të shënuar të gjithë, me Toçkën që ka bërë “poker” golash, ndërsa Çota ka realizuar tripletë. Me këtë fitore, Sopoti është në vendin e pestë në kuotën e 12 pikëve, katër më pak se kryesuesit. Javën e ardhshme librazhdasit presin në shtëpi skuadrën e Kevitanit.’

Edisona SKENDERI

Loading...