Loading...

police-627637

Plot 126 shqiptarë janë ndaluar nga policia spanjolle në Barcelonë pasi u kapën me dokumente false greke dhe italiane.

Emigrantët shqiptarë do të kalonin ilegalisht nga aeroporti i Barcelonës në Britani të Madhe. Mediat spanjolle raportojnë se dokumentet ilegale të shqiptarëve, u ishin dërguar nga Irlanda nga bandat e trafikut të qenieve njerëzore.

Një zëdhënës i policisë spanjolle tha se emigrantët shqiptarë kanë hyrë në zonën Shengen përmes Italisë ose Greqisë me dokumentet e tyre origjinale.

Prej këtej, kanë përdorur dokumente të rreme për të udhëtuar në Barcelonë dhe më pas kishin si destinacion Britaninë.

Autoritetet bllokuan në total 172 dokumente të rreme italiane, përfshirë kartat e identitetit, pasaportat, patentat dhe 27 dokumente greke të falsifikuara./SYRI

Loading...
Loading...
Loading...