Loading...

Dumreja është e njohur për liqenet karstike të saj. Sipas statistikave ky pellg laget nga 84 liqene të vegjël dhe të mëdhenj të formuar nga karsti (Fundosja e tokës për shkak të shkrirjes së shkëmbinjve gëlqerorë).
Përveçse zbusin klimën në një nga zonat më të thata të Shqipërisë, liqenet e Belshit shquhen edhe për peisazhin dhe për peshkun që rrisin.
Më përpara, kur toka ishte e pastër dhe nuk kishte shumë plehra, peshku i Dumresë ka qenë i shijshëm. Por me rritjen e popullsisë dhe shtimin e plehrave cilësia e tij ka rënë.
Veç kësaj mjaft liqene e kanë bazën e tyre me baltë dhe kjo bën që peshqit të ushqehen me llum e plehra. Një tjetër faktor që e ka prishur cilësinë gjatë viteve të fundit është dhe futja e rasateve industrialë. Konsumatorët ankohen se në përgjithësi peshku i rritur në këto liqene mban era baltë. Por kjo nuk është absolute. Disa nga liqenet e Belshit vazhdojnë të kenë peshk të shijshëm.
Sipas specialistëve të Bujqësisë dhe Ushqimit, por edhe sipas peshkatarëve dhe konsumatorëve peshk më të shijshëm ndër 84 liqenet e Belshit ka liqeni i Seferanit. Kjo sipas tyre pasi ky liqen, jo vetëm që është i thellë, po baza e tij kryesisht është me gurë dhe ku rritet bimësi me të cilën ushqehen peshqit.
Megjithatë autorë të ndryshëm pohojnë se edhe disa liqene të tjerë të Dumresë janë ende në gjendje bio dhe se nuk kanë baltë dhe pleh në bazën e tyre.
Kuzhina me bazë peshkun e Dumresë mbetet një nga pjatat më të preferuara për mjaft turistë që vizitojnë këtë trevë.

Loading...
Loading...
Loading...