Loading...

 

Nga Lavdie Dobi Banushi

Një endje artistike pritet të jetë spektakli i rradhës i regjisorit Guga, i cili bashkon figura të rëndësishme të Shqipërisë e Kosovës rreth një kauze të përbashkët: humanizmit.
Spektakli i madh “Shёn Tereza, shqiptarja e gjithё botёs” vjen pёr herё tё parё nё Prishtinё mes njё bashkёpunimi tё regjisorit Sokol Guga dhe Radio Televizionit 21.
Nёn kujdesin e veҫantё tё zonjёs Anita Haradinaj, ky eveniment i madh humanitar do tё zhvillohet nё muajin shtator nё Prishtinё nё njё transmetim tё drejtpёrdrejtё nё RTV 21 dhe nё platformёn mё tё madhe televizive nё Shqipёri DigitAlb.
Guga shprehet i lumtur qё do tё jetё kёtё vit pranё vёllezёrve kosovarё pёr tё realizuar njё spektakёl humanitar nё nderim tё shenjtores sё madhe shqiptare me famё botёrore Nёnё Tereza. Bashkë me stafin kanё nisur nga puna dhe ndajnё kohёn e tyre mes Prishtinёs dhe Tiranёs.
Producenti na zbulon se nё kёtё mbrёmje nuk do të mungojnë surprizat. Pritet tё lumturohen shumё zemra, duke ofruar bursa studimi, apartamente, pёrkujdesje e kurim pёr fёmijёt nё nevojё.


Artistёt qё do tё pёrshёndesin kёtё mbrёmje janё emra tё mёdhenj tё artit shqiptar.
Nё kёtё produksion tё guximshёm Guga ёshtё krah biznesmenit tё suksesshёm nё Kosovё, Naser Imerit i cili ёshtё edhe mbёshtetёsi kryesor i kёtij spektakli tё madh.
Duket sikur Guga i ka dhënë jetë fjalës së urtë të Nënë Terezës: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Loading...
Loading...
Loading...